REY MANAJ
Manaj huq penalltinë në debutim
21 January, 2017 @17:00
Sulmuesi i talentuar shqiptar që u transferua ditë më parë te skuadra e Pisas, Rey Manaj, nuk ka arritur ta shfrytëzojë rastin në mënyrën më të mirë për të debutuar me gol.
Manaj sot ka qenë titullar në ndeshjen e tij debutuese, ku skuadra e tij fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Ternanas.
Mirëpo futbollisti në fjalë dështoi në minutën 90’, duke huqur penalltinë e fituar nga vet ai.
Në këtë ndeshje titullar për Pisan ishte edhe portieri Samir Ujkani, derisa sulmuesi Edgar Çani u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë.