MEDIA

Sulm fizik ndaj kreut të FFK-së
19 October, 2021 @15:17
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht sot në parkun e Gërmisë, ka raportuar koha.net.
Në deklaratë dhënë Kohës, Ademi ka thënë se është mirë dhe do të dalë shpejt me një deklaratë publike për sulmin ndaj tij.
Në anën tjetër, PK nuk ka shoqëruar asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj njëshit të futbollit të Kosovës.