Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - MALISHEVA

Besnik Krasniqi për fitore, e para në shtëpi për Prishtinën

Foto: FC Drita

Besnik Krasniqi për fitore, e para në shtëpi për Prishtinën


19 October, 2021 @14:58

Për herë të parë këtë sezon, Prishtina sot ka arritur të fitojë në “Fadil Vokrri” në Superligë!

Kryeqytetasit sot shënuan fitore 2-1 (Besnik Krasniqi (P) 24’, (P) 45+2’ / Ronald Sobowale 86’) ndaj Malishevës, për t’iu afruar kështu kreut të klasifikimit në 4 pikë

Duke u treguar i saktë dy herë nga pika e bardhë, Besnik Krasniqi e dërgoi Prishtinën në pushim mes pjesëve me epërsi të dyfishtë.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 86’, kur zëvendësuesi Sobowale i mysafirëve e ngushtoi rezultatin në 2-1, duke shënuar me kokë.

Megjithatë, pjesën e mbetur të ndeshjes prishtinasit e menaxhuan mirë dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me triumf.

Tashmë Prishtina ka 4 pikë më pak se liderët e klasifikimit, që ende s’i kanë luajtur ndeshjet e tyre këtë xhiro, e Malisheva momentalisht ka një pikë më pak se Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga