Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - LLAPI

Llapi deklason Ulpianën, del nga zona e rrezikshme

Foto: FC Llapi

Llapi deklason Ulpianën, del nga zona e rrezikshme


19 October, 2021 @14:50

Vazhdon forma e mirë e Llapit!

Pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në kryeqytet, sot skuadra e Tahir Batatinës shënoi fitore 0-6 (Valmir Veliu 8’ 46’, Bujar Idrizi 21’, Arbnor Ramdani 31’, Kastriot Selmani 57’, Gentrit Begolli 85’) në udhëtim te Ulpiana.

Llapjanët këtë takim e mbyllën shpejt, duke shënuar tri herë brenda 30 minutave të parë, e më pas pjesa e mbetur e ndeshjes kaloi qetë, me Llapin që e thelloi edhe më tej epërsinë, duke shënuar edhe tri herë të tjera për përfundimtaren 0-6.

TABELA AKTUALE

Si shpeshherë, edhe sot, edhe sot te Llapi shkëlqeu Valmir Veliu, i cili sot shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Kjo fitore bën që Llapi më në fund të largohet nga zona e rrezikshme, ndërkohë që Ulpiana tashmë është e fundit në renditje, ndonëse ka zhvilluar disa paraqitje mjaft të mira këtë sezon.

Xhiron që vjen, Llapi e pret Dritën në Podujevë, kurse Ulpiana i shkon Malishevës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga