ASTRIT SELMANI

Foto: hammarbyfotboll.se
Sulmuesi i Kosovës hat-trick për 17-minuta
5 December, 2021 @11:27
Futbollisti i Kosovës, Astrit Selmani, ka qenë i pandalshëm dje në përballjen që ekipi i tij Hammarby e luajti ndaj Kalmarit në kuadër të Xhiros XXX të elitës suedeze të futbollit.
Ekipi i Selmanit Hammarby ka mposhtur Kalmarin 5-3, ndërsa vetë 24-vjeçari ka shënuar katër gola në ndeshje, duke shënuar hat-trick për 17-minuta (prej minutës 6 në 23).
Me këto gola, Astriti ka çuar numrin e golave të tij këtë stinor në nëntë, derisa ka 23 paraqitje për ekipin këtë stinor.
Përndryshe Selmani për Kosovën ka debutuar më 9 tetor 2021 pikërisht kur Kosova ishte mysafire e Suedisë (vendit ku ka lindur dhe ku jeton ai) në humbjen Suedia 3-0 Kosova.