DRITA MERR SULMUESIN MË TË MIRË TË FUSHË KOSOVËS

Sulmuesi më i mirë i Fushë Kosovës, kalon te Drita
10 June, 2023 @22:09
Drita ka bërë edhe një goditje në afatin kalimtar veror, duke e marrë sulmuesin më të mirë të fituesit të Ligës së Parë Grupi B, Fushë Kosova. Ajo që përfolej pak para fundit të stinorit në Ligë të Parë edhe ndodhi, ndërsa drejtuesit e Dritës qëndronin në Ekrem Grajqevci për të parë nga afër Rilind Hazirajn.
E ky, tashmë ka nënshkuar kontratë 3-vjeçare me ekipin e Dritës dhe këtë verë mund të paraqitet në gara ndërkombëtare për herë të parë në karrierë, pasi që u zyrtarizua te ekipi gjilanas.
“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj. Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare. Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.” - ka shkruar FC Drita në njofim.◼️