VLLAZNIA - FERIZAJ

Foto: FC Ferizaj / Facebook
Sunaj Hasan vendos ndeshjen, Ferizaj përshëndetet me Ligën e Parë
14 May, 2022 @18:28
Falë një goli të shënuar nga Sunaj Hasan në pjesën e parë, Ferizaj arriti ta fitojë ndeshjen e luajtur sot ndaj Vllaznisë së Pozheranit.
Takimi në fjalë në fund u mbyll me rezultat 0-1.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Fitorja e shënuar sot bën që Ferizaj ta mbyllë sezonin e LIgës së Parë me plot 62 pikë, më së shumti nga të gjitha skuadrat e të dyja grupeve, dhe siç dihet tash e sa kohë, skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina vitin tjetër do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
Sa i përket Vllaznisë, kjo skuadër edhe vitin tjetër do të garojë në Grupin B të Ligës së Parë.