VIDEO

Super Vojvoda, Torino fiton me golin e tij
3 May, 2021 @22:53
Mërgim Vojvoda është bërë hero i ndeshjes së sontme që u luajt mes Torinos dhe Parmas në Serie A.
Futbollisti i Kosovës shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën 63’, për t’ia siguruar 3 pikë ekipit të tij, Torinos.
Me këtë fitore Torino u largua paksa edhe nga zona e rrezikshme, duke qenë tani me 3 pikë larg pragut të rënies.
Ky është goli i parë i Vojvodës në Serie A.