Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FITORES NDAJ BULLGARISË

Sylvinho: Lojtarët e mëdhenjë, përshtaten

Sylvinho: Lojtarët e mëdhenjë, përshtaten


17 October, 2023 @21:37

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, nuk ka fshehur lumturinë pas miqësores ndaj Bullgarisë. Ai ka parë edhe një pjesë tjetër të ekipit, të cilëve u ka dhënë rastin sot, ndërsa në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se lojtarët e kanë kuptuar atë që e ka kërkuar nga fillimi trajneri.

“Ne punojmë shumë psikologjikisht. Nuk ka miqësore. Çdo ndeshje është e vështirë. Këtë lojtarët e kanë kuptuar dhe ky është shpirti i skuadrës,” ka thënë fillimisht braziliani, për të vazhduar…

“Lojtarët? Kur flasim për një pozitë, unë them se lojtarët e mëdhenj mund të luajnë në krah, në mesfushë dhe brenda karakteristikave që kanë ata. Djemtë kanë kuptuar mirë se ideja është që lufta e organizuar, ekipi i fortë mendërisht dhe hyrja në fushë me forcë bën dallimin,” ka shtuar Sylvinho.

Sylvinho, coach of Albania

“Kualifikimet? Jemi në një moment të bukur dhe jemi të lumtur. Jemi afër, por ndërgjegjshëm e dimë se na mungon edhe pak për të shkuar te një objektiv shumë i rëndësishëm për komëbtaren. Atmosfera na jep energji për të shkuar përpara. Ndërsa secili lojtar, e përsëris, lojtarët e mëdhenj përshtaten në një pozitë tjetër në fushë,” ka thënë ndër të tjera ai, për kanalin transmetues të ndeshjes pas fitores në miqësore 2-0.

Sylvinho është selektori i parë brazilian i kombëtares shqiptare. Ai në kampanjën e nisur për EURO 2024 e nisi me humbje, mirëpo “dora” e tij u pa edhe në atë ndeshje. Prej atëherë, Shqipëria nuk ka humbur dhe tashmë është si asnjëherë më parë, vetëm një pikë larg zyrtarizimit të EUROs, derisa ka edhe dy ndeshje për t’i luajtur në nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria