Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DEBUTIMIT ZYRTAR, FLET BRAZILIANI

Sylvinho tregon objektivin para debutimit!

Fotot: FSHF

Sylvinho tregon objektivin para debutimit!


26 March, 2023 @18:49

Kryetrajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë kualifikuese të kuqezinjëve për në EURO 2024 u ka dhënë përgjigje gazetarëve të mediave të ndryshme, ndërsa gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin, që u mposht në duelin e parë nga Çekia, në duelin mes ekipit që doli nga vazoja e parë dhe vazoja e dytë e shortit.

Objektivi i Shqipërisë?

Kualifikimi në Euro 2024 është objektivi i federatës dhe i yni si staf. Është shumë e vështirë dhe do të luftojmë për çdo pikë. Përfaqësojmë shpirtin e një kombi dhe do të bëjmë rrugën tonë deri te objektivi.

Sylvinho

Polonia u mposht nga Çekia, mos po zbrazet te Shqipëria?

Secila ndeshje luhet 90-minuta. Por, dua që të hymë në lojë menjëherë, shpejt dhe agresivisht. Të fitojmë çdo top. Pasi që t’i tejkalojmë 10-15 minutata e para, që zakonisht janë të vështira ndaj skuadrave të mëdha dhe vendase, duhet të shtojmë përqëndrimin.

ORARI dhe TABELAT

Futbollistët, a janë gati për sfidën?

Të gjithë. Të 23-lojtarët janë gati për të dalë në fushë dhe për të mbrojtur ngjyrat e kombit. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi dhe Seferi, që më kanë pëlqyer shumë. Kemi edhe Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë të gatshëm të “hanë edhe barin në fushë” për fanellën.

Sylvinho

Shqipëria në mars do të ketë një ndeshje dhe atë më të vështirën, ndaj bartësit të grupit, Polonisë dhe atë si mysafir. Polonia përndryshe ka emëruar trajner portugezin Fernando Santos, që debutoi me humbje nga Çekia pikërisht në këto kualifikime. Dueli Polonia-Shqipëria luhet më 27 mars, të hënën me fillim prej orës 20:45 në Narodowy të Varshavës.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian