Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPORTAZH

Syri norvegjez në Tiranë

REUTERS

Syri norvegjez në Tiranë


Reportazh i të përditshmes norvegjeze, Aftenposten. Shkruan: Øystein Vik

6 June, 2013 @10:37

Për të hyrë në stadiumin “Qemal Stafa” në qytetin e Tiranës, në Shqipëri, mendja të kthehet prapa në një kohë tjetër, kur “perdja e hekurt” e ndau Europën më dysh. 

Kjo arenë sportive ndërkombëtare e futbollit në këtë vend ballkanik u ndërtua në vitin 1946 nga vullnetarët, vetëm pas Revolucionit Komunist. 

Pak ndryshime kanë ndodhur në stadium prej atij viti. Dallohet qartë vendi ku qëndronin drejtuesit e komitetit qendror, në mes të tribunës kryesore, ndërsa në dhomat e zhveshjeve, ku duhet të qëndrojnë futbollistët e të dyja skuadrave, ekzistojnë ende dollapët me kyq. 

Gjithçka është si më parë. Dhoma ku lojtarët norvegjezë dhe trajneri Egil Olsen do të inkuadrohen për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, ju siguroj se të kujton një garderobë të një komune të vogël në Norvegji.

Kapaciteti i stadiumit është diku afro 16 mijë e 900, të cilat priten të mbushen plotësisht në ndeshjen e së premtes kundër Norvegjisë. Por ajo që të bën përshtypje është se ka shumë më tepër kërkesa për ta parë ndeshjen. Ëndrra e Kupës së Botës në Brazil është pezull dhe kudo në Shqipëri, ndaj interesi për këtë lojë është i madh. Çmimet e biletave në tregun e zi është tani për tani rreth 100 euro, pothuajse sa gjysma e rrogës mujore të një shqiptari. Ndoshta për të shuar apetitin e tifozëve që duan të jenë të pranishëm në këtë betejë vendet e stadiumit kombëtar duhet të ishin katër apo pesë herë më të shumta. 

Në brendi të stadiumit “Qemal Stafa” (i emërtuar kështu në nder të një heroi të Luftës së Dytë Botërore) takojmë njeriun që përkujdeset për gjëra të ndryshme mirëmbajtëse, Isa Lesha. 

Ai është marrë me këtë punë për më shumë se 40 vjet. “Gjithkush më pyet mua nëse kam bileta të ndeshjes. Kurrë nuk kam përjetuar një interes të tillë. Çdo gjë është e lidhur me ëndrrën e arritjes së finaleve të Kupës së Botës,” – tha Isai.

Adrenalina e tifozëve pritet të jetë ekstrem gjatë ndeshjes kundër Norvegjisë. Atmosfera pritet të jetë si një festival folklorik shqiptar. Tirana do të jetë e mbushur plot me tifozë të futbollit ditën e ndeshjes, shumë prej të cilëve janë shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe vendet tjera përreth. Stadiumi dhe ndeshjet e kombëtares janë koha dhe vendi i duhur për të kënduar e kremtuar ëndrrën e një Shqipërie të Madhe. Por kualifikimi në finalet e Kupës së Botës është mbi të gjitha. Norvegjia duhet të fitojë. Shqipëria duhet, gjithashtu, të fitojë. Fakti se Shqipëria na mundi 1-0 në Oslo, në mars, ka krijuar shpresa të mëdha në Tiranë. 

“Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për kombëtaren shqiptare, por nuk është e njëjta gjë sikur të luanim dhe fitonim kundër Serbisë apo Greqisë. Edhe të premten do të luhet për të fituar, por përballë kemi kombëtaren e një vendi të respektuar në kontekstin e futbollit,” – thotë Dëfrim Methasani, njeriu që do të komentojë mbi Shqipëri-Norvegji për TVSH.


KORRIK

Barça-Bayern!

Bundesliga/La Liga

Barça-Bayern!

06/06/13 @ 10:15

WENGER

Liron tre futbollistë!

Premier League/Transfere

Liron tre futbollistë!

06/06/13 @ 09:42

PELE

Neymar apo Messi?!

La Liga

Neymar apo Messi?!

06/06/13 @ 08:56

PORTIERI

Stekelenburg në Londër

Premier League/Serie A/Transfere

Stekelenburg në Londër

06/06/13 @ 08:45

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria