STINORI 1999/2000

Foto nga arkivi i Brahim Vojvodës, sulmuesit të KF Drenica
Tabelat përfundimtare 1999/2000 të Ligave të Dyta të Kosovës
6 April, 2020 @14:58
Ishte sezoni i parë i pasluftës në Ligë të Dytë të Kosovës, që në fakt ishin dy. Liga e Dytë A dhe Liga e Dytë B.
E sigurt ishte vetëm një gjë. Kampionët e këtyre ligave arrinin në Ligë të Parë (elitë të futbollit të Kosovës atëherë).
E këtë me një dallim shumë të madh ndaj vendit të dytë e arriti Drenica e Skenderajt, që doli kampione e Ligës së Dytë “Grupi A” duke kapur shifrën e 52 pikëve pas 22 ndeshjeve të zhvilluara dhe duke e lënë Fushë Kosovën me 37 pikë në vend të dytë, kurse Feronikelin, Bashkimin, Arbërinë e Trepçën me nga 33 pikë secila, pas.
Drenica kishte garantuar Ligën e Parë të Kosovës në fund të stinorit 1999/00.
Në Ligën e Dytë “Grupi B” kampion kishte dalë Rahoveci. Vreshtarët kishin lënë pas tyre skuadra si Lepenci e Dukagjini duke e fituar ligën përkatëse për të siguruar elitën e futbollit kosovar dhe për të qenë në shoqërinë e ekipeve më të mira të Kosovës në futboll.
Rahoveci kishte fituar 54 pikë nga 23 xhiro të zhvilluara, duke e lënë Lepencin në vend të dytë larg tyre me 42 pikë.
TABELAT PËRFUNDIMTARE 1999/2000 TË LIGËS SË DYTË:
LIGA E DYTË "GRUPI A" 1. Drenica 52 pikë / 16-4-2 - - - - - - - - - - 2. Fushë Kosova 37 pikë / 10-7-5 3. Feronikeli 33 pikë / 9-6-7 4. Bashkimi 33 pikë / 10-3-9 5. Arbëria 33 pikë / 10-3-9 6. Trepça 33 pikë / 10-3-9 7. KEK 30 pikë / 8-6-8 8. 2 Korriku (D) 30 pikë / 9-3-10 9. Hajvalia 30 pikë / 9-3-10 10. Barileva 22 pikë / 7-1-14 11. Rilindja 22 pikë / 6-4-12 12. Shkëndija 19 pikë / 6-1-15 - - - - - - - - - - - - - i: pas pikëve janë të shënuara: numri i fitoreve, barazimeve dhe humbjeve të çdo skuadre në tabelë ii: burimi: FFK |
LIGA E DYTË "GRUPI B" 1. Rahoveci 54 pikë / 17-3-3 - - - - - - - - - - 2. Lepenci 42 pikë / 13-3-7 3. Dukagjini 39 pikë / 12-3-8 4. Gjakova 39 pikë / 12-3-8 5. Ulpiana 35 pikë / 11-2-10 6. Studenti 31 pikë / 10-1-2 7. Studençani 30 pikë / 8-6-9 8. Opoja 28 pikë / 6-10-7 9. IMK Çeliku 27 pikë / 8-3-12 10. Vllaznia 27 pikë / 7-6-10 11. Vjosa 25 pikë / 7-4-12 12. Mushtishti 23 pikë / 7-2-14 13. Përlepnica (i la garat) - - - - - - - - - - - - - - i: pas pikëve janë të shënuara: numri i fitoreve, barazimeve dhe humbjeve të çdo skuadre në tabelë ii: burimi: FFK |