LUIGI DE CANIO
Të hënën prezentohet trajneri i ri i kombëtares?
12 July, 2017 @16:09
Mediat në Tiranë kanë shkruar sot se kanë ‘zbuluar’ përzgjedhësin e ri të kombëtares shqiptare.
Ai nuk është as Pippo Inzaghi, as Clarence Seedorf, por pritet të jetë Luigi De Canio.
Ish-trajneri i shumë skuadrave italiane si Napoli, Udinese, Genoa, Siena, Lecce, një kohë edhe Queens Park Rangers, pritet të zyrtarizohet të hënën si trajner i ri i Shqipërisë, ka shkruar Panorama Sport sot, duke u bazuar në burimet e saja brenda FSHF-së.
De Canio aktualisht është 59 vjeçar dhe sipas gazetës në fjalë pritet të merr drejtimin e kuqezinjëve, të cilët kanë mbetur pa trajner prej se u largua legjenda Gianni de Biasi.