KOSOVA U21 0-6 ANGLIA U21
Të rinjtë anglezë turpërojnë shpresat e Kosovës
4 September, 2020 @20:57
Kosova U21 e drejtuar nga Rafet Prekazi i ka bërë ballë shpresave angleze vetëm 45 minuta lojë.
Në pjesë të dytë ka mjaftuar një gol nga sulmuesi i Arsenalit Nketiah, që gjithçka të çmontohet te Kosova U21. Brenda 10 minutash pas, Kosova U21 pësoi hattrick nga Nketiah dhe tashmë ishte në disanvatazh 0-3.
Shpejt ky rezultat u bë 0-6 [ deri në fund të ndeshjes dhe kështu dardanët e rinj regjistruan disfatën e katërt të Grupit 3, duke mbetur në 6 pikë dhe duke rënë poshtë vendit të tretë ku ishin para ndeshjes. Kosova U21 - Anglia U21 [Nketiah 52, 56, 62p, Nelson 67, Sessegnon 83, Bellingham 86].
Në anën tjetër Anglia U21 e pamëshirshme, tashmë edhe me ndihmën e Shqipërisë U21 që i shkaktoi humbjen Austrisë U21, ka 5 fitore nga 5 ndeshjet e zhvilluara dhe po ecën sigurt drejt EURO 2021.
Si e pane ndeshjen mediat angleze