Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEGRAMI

Telegram i Vokrrit për familjen e Agim Binakut

BOROZANI/ E. D.

Telegram i Vokrrit për familjen e Agim Binakut


9 February, 2018 @15:35

E nderuara familje e z. Agim Binakut!

Të nderuar drejtues e punëtorë të RTV-21!

Të nderuar SHGSK-së!

Lajmi për vdekjen e z. Agim Binaku, gazetarit shumëvjeçar të sportit na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Agimi, ishte njëra nga penat më të mprehta të gazetarisë sportive dhe jo vetëm kaq. Ishte i vyeshëm, vizionar dhe këmbëngulës në punën e tij. Kishte dhënë kontribut të madh në vitet 70-80 në Radio Prishtinë. Kontributi i Agim Binakut ishte i jashtëzakonshëm edhe në pavarësimin e sportit të Kosovës. Kur regjimi serb po mbyllte çdo dritare të informimit, Agimi gjente forcë e mbi të gjitha guxim, për të gjetur format e hapjes së dritareve të reja, përmes gazetave sportive si gazetave “Reflekse sportive”, “Top sporti” dhe më vonë në valët e Radios 21 dhe TV 21. Pas çlirimit të Kosovës, Agimi, bëhet digë edhe më e fortë e sportit e veçmas futbollit, duke qenë lajmëtari i parë i ngjarjeve të mëdha historike. Agimi ishte kryetari Shoqatës së Gazetarëve sportivë për një mandat dhe ishte nderuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për gazetari. Familja humbi një familjar të devotshëm, RTV 21 një nga punëtorët më të zellshëm, gazetaria sportive, udhërrëfyesin dhe njeriun që shumë i dha sportit të Kosovës e FFK-ja humbi krahun më të fortë, lajmëtarin dhe sfiduesin e futbollit të Kosovës. Të gjithëve do të na mungojë përgjithmonë dhe kujtimi për Agimin do të jetë i përjetshëm.
Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë.

Presidenti i FFK-së
Fadil Vokrri


PLUS KATËR

O’Neill vazhdon me Irlandën Veriore

Liga e Kombeve/International/Transfere

O’Neill vazhdon me Irlandën Veriore

09/02/18 @ 15:29

PËR AGIMIN

In Memoriam

FFK Superliga/Kosova/International/Analiza

In Memoriam

09/02/18 @ 15:04

IN MEMORIAM

Ndërron jetë Agim Binaku

FFK Superliga/Kosova/International

Ndërron jetë Agim Binaku

09/02/18 @ 14:38

SKY SPORTS

Celina në konkurrencë për golin e muajit

Kosova/Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Celina në konkurrencë për golin e muajit

09/02/18 @ 10:42

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Manchester United?

Premier League/Analiza

Si kaloi gjysmëvjetori te Manchester United?

09/02/18 @ 09:00

COPA DEL REY: 1/2

I pari i Coutinhos, Barcelona në finale

La Liga

I pari i Coutinhos, Barcelona në finale

08/02/18 @ 23:17

FERONIKELI

Vazhdojnë stërvitjet e Feronikelit në Budvë

FFK Superliga

Vazhdojnë stërvitjet e Feronikelit në Budvë

08/02/18 @ 23:12

EREDIVISIE

Inkuadrohet dhe shënon, super ridebutim i Van Persiet

International

Inkuadrohet dhe shënon, super ridebutim i Van Persiet

08/02/18 @ 23:02

MIQËSORE

Besa fiton me 2 golat e përforcimit

FFK Superliga

Besa fiton me 2 golat e përforcimit

08/02/18 @ 22:55

KUKËSI

Pakult: Duam fitoren e parë në shtëpi

FSHF Kategoria Superiore

Pakult: Duam fitoren e parë në shtëpi

08/02/18 @ 22:37

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (1)

16/09/24 @ 20:32

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (5)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (5)

16/09/24 @ 18:58

GJILANI - FERONIKELI 74

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit

FFK Superliga

Fitorja e parë sezonale e Gjilanit, thellohet kriza e Niklit

16/09/24 @ 17:05

FORMACIONET ZYRTARE

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

FFK Superliga

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

16/09/24 @ 14:12

DREJT KUALIFIKUESEVE NË TURQI

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

16/09/24 @ 11:36

FITORE E RËNDËSISHME NË START

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës

FBK Superliga

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës

15/09/24 @ 22:02

YLLI MPOSHT DEBUTUESIT E SUPERLIGËS

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit

FBK Superliga

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit

15/09/24 @ 21:12

SHQIP NË BOTË

Maldini Kacurri, në bankën rezervë sot ndaj Tottenhamit

Shqipëria/Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Maldini Kacurri, në bankën rezervë sot ndaj Tottenhamit

15/09/24 @ 14:17

LLAPI - DRITA

Llapi - Drita, 11-shet startuese

FFK Superliga

Llapi - Drita, 11-shet startuese

15/09/24 @ 14:05

DUKAGJINI - MALISHEVA

Dukagjini - Malisheva, 11-shet startuese

FFK Superliga

Dukagjini - Malisheva, 11-shet startuese

15/09/24 @ 14:02


 
Të gjitha lajmet nga