KUKËSI

Foto: FK Kukësi Albania
Pakult: Duam fitoren e parë në shtëpi
8 February, 2018 @22:37
Në prag të ndeshjes me Kamzën, para gazetarëve ka folur Peter Pakult, kryetrajneri i Kukësit.
“Me Kamzën do të jetë shumë e vështirë, pasi ata janë në Superiore këtë sezon. Kanë bërë shumë mirë dhe janë vetëm 3 pikë prapa nesh. Shpresoj që të shtunën të arrijmë fitoren e parë para tifozëve tanë. E kërkuam me Flamurtarin, por për disa arsye nuk ia arritëm qëllimit.”- u shpreh trajneri Pakult.
TABELA AKTUALE KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjen ndaj Kamzës Kukësi e luan të shtunën me fillim nga ora 14:00.