LONDRA

Luis Enrique në krye të Chelseat!
8 February, 2018 @11:34
Sipas lajmeve të fundit, Chelsea ka arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll, Luis Enrique, për ta zëvendësuar Antonio Conten, por do të pritet fundi i stinorit.
Diario Sport, raporton se Luis Enrique nuk dëshiron të jetë në këtë projekt derisa të përfundon çdo gjë me stafin aktual.
Ish-trajneri i Barcelonës, Enrique, i cili ka menaxhuar edhe më parë Celta Vigon dhe Romën, thuhet se do të jetë trajneri i duhur për klubin londinez, derisa Conte është nën presion pas rezultateve jo të mira.