ITALIA

Di Biagio e kthen
8 February, 2018 @11:17
Sulmuesi problematik Mario Balotelli si dhe Gianluigi Buffon, janë ftuar te Kombëtarja e Italisë nga trajneri Luigi Di Biagio, në ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në muajin mars.
Di Biagio do të jetë përkohësisht në krye të Italisë, dhe do të jetë në krye të skuadrës në ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë.
Sipas gazetës Corriere dello Sport, Di Bagio do ta rikthen sulmuesin e Nice-s Mario Balotellin në këto ndeshje, derisa për herë të fundit për Italinë kishte luajtur para katër viteve.
Ndërsa lojtarët tjerë që priten të marrin ftesë nga Luigi Di Biagio janë edhe : Gigio Donnarumma, Daniele Rugani, Alessio Romagnoli, Roberto Gagliardini, Federico Bernardeschi, Davide Calabria, Manuel Locatelli dhe Patrick Cutrone.