LIRIA
FOTO: BOROZANI
Liria organizon miqësore ndaj Rahovecit
7 February, 2018 @20:43
Në prag të fillimit të sezonit pranveror të Superligës, skuadra e Lirisë e ka organizuar edhe një miqësore.
Prizrenasit do të ndeshen ndaj Rahovecit në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa ndeshja do të luhet nesër (të enjten) me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Liria sezonin vjeshtor e ka mbyllur në vendin e pestë në Superligë, derisa Rahoveci në vendin e 14 të Ligës së Parë.