NË ITALI

Antonio Conte; Milan, Inter dhe reprezentacioni i Italisë mezi presin largimin e tij nga Chelsea.
E presin krahëhapur
7 February, 2018 @10:00
Edhepse Antonio Conte mori besimin e skuadrës së Chelseat që përkundër formës jo të mirë të vazhdojë ende me klubin, ekipet italiane mezi presin largimin e tij nga Londra.
La Gazzetta dello Sport ka aguar sot me titullin “Con…Te Partiro” që aludon në këngën e Andrea Bocellit, ndërsa do të thotë “me ty, ndahem”.
Gazeta ka bërë të ditur se Milan, Inter por edhe reprezentacioni i Italisë janë në pritje të lajmeve të ndarjes së Contes me ekipin nga Londra, për t’iu hedhë trajnerit.