HOLANDA

Holanda zyrtarizon përzgjedhësin e ri
6 February, 2018 @19:53
Ronald Koeman është përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Holandës në futboll, përfaqësuese kjo që viteve të fundit ka kaluar një periudhë aspak të mirë.
Lajmi u zyrtarizua pak më parë nga Federata Holandeze, ndërsa kontrata e Koemanit raportohet të jetë 4.5 vjeçare.
Ish-trajneri i Southamptonit e Evertonit detyrën e tij do ta nis me qëllimin e parë që ta dërgojë Holandën në Kampionatin Evropian të vitit 2020, derisa në Ligën e Kombeve ‘tulipanët’ ndodhen në Grupin A1 me Gjermaninë dhe Francën.