KUPA E KOSOVËS

Foto: FFK
Gjysmëfinalet e Kupës në futsall
6 February, 2018 @16:03
Pas dueleve të zhvilluara të rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futsall, janë përcaktuar gjysmëfinalistët e Kupës.
Në gjysmëfinale, që do të zhvillohen në datat, 9 - 11 shkurt do të takohen:
Feniks - Prishtina dhe
Besa - Liburni
Në rrethin e tretë, Feniksi eliminoi Malishevën 11-2, Prishtina Përlepnicën 7-6, Besa BB LLapin 6-3 si mysafir, ndërsa Liburni Pejën 6-2.