GAZETAT DITORE

Ballina e The Telegraph-it, sot
Para largimit!
6 February, 2018 @8:45
Disfata e thellë, e dyta me radhë, humbja e vendit të dytë në klasifikim dhe golat e shumtë të pranuar brenda dy xhirove të fundit - bëjnë që për trajnerin italian të Chelseat, Antonio Conte, ditët të jenë të numëruara në postin e tij.
Thuajse të gjitha gazetat angleze kanë aguar sot me Conten në ballinat sportive, ndërsa edhe fjalët e Contes pas humbjes së mbrëmshme, kur ekipi i tij pësoi tre herë pas minutës së 83-të, e bën të veten.
“Unë punoj - nëse kjo është mjaft, atëherë gjithçka është në rregull. Përndryshe, ekipi duhet të marr vendim tjetër,” ka thënë ndër të tjera italiani pas ndeshjes.