SWANSEA

Foto: premierleague.com
Drejt rënies?
4 February, 2018 @20:49
Përkundër lojërave të mira që bën prej se erdhi trajneri i ri i skuadrës, duket se mbijetesa për ekipin e Swanseat, do të vështirësohet edhe më shumë tash! Borozani.com
Mesfushori i dalluar i ekipit dhe sulmuesi më me emër, Leroy Fer e Wilfried Bony, kanë mbyllur stinorin për shkak të lëndimeve - ka bërë të ditur BBC Sport pak më parë.
Të dy futbollistët e mjellmave do të operohen në ditët në vijim, derisa Swanseat do t’i vështirësohen edhe më punët për mbijetesë.