SHQIP

Valon Berisha asiston, Salzburg fiton
3 February, 2018 @21:19
Dy asistimet e Valon Berishës ishin vendimtare në fitoren e Salzburgut kundër Admiras.
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Valon Berisha, së pari asistoi në minutën e 37 të ndeshjes, ndërsa Salzburgu pësoi një gol nga kundërshtari dhe u barazua rezultati në 1-1.
Më pas, ylli kosovar doli në skenë në minutën e pestë shtesë të ndeshjes, duke i asistuar Andre Ramalhos dhe duke i ndihmuar skuadrës së tij që ta shënojë golin e fitores për rezultatin final 2-1.
Salzburgu i Berishës aktualisht gjendet në krye të tabelës në Superligën austriake me 46 pikë të grumbulluara pas 21 xhirove.