UNITED-H'SFIELD

Foto: premierleague.com
Alexis me gol, United triumfon
3 February, 2018 @17:48
Sulmuesi kilian i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, ka shënuar golin e parë të tij me ekipin e ri sot, derisa djajtë e kuq fituan 2-0 Huddersfieldin, ku luan Florent Hadërgjonaj (sot, 90 minuta).
Sanchez ka shutuar penalltinë e Unitedit, të cilën e mbrojti portieri dhe nga topi i dëbuar ai e shtyu në rrjetë për t’ia siguruar fitoren ekipit.
Pas kësaj fitoreje, United i afrohet Cityt lider, në 12 pikë.