TURQI
Negredo shpëton veten dhe ekipin
2 February, 2018 @20:20
Me barazim është mbyllur ndeshja hapëse e xhiros së XX në Superligën Turke të futbollit.
Bursaspori e Besiktasi barazuan 2-2, në një takim i cili dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.
Protagonist kryesor i ndeshjes ishte Alvaro Negredo, i cili fillimisht shënoi autogol në minutën e 37’ të ndeshjes, e më pas e shpëtoi ekipin e tij nga humbja, duke shënuar me kokë në minutën e 2’ të kohës shtesë.
Ky barazim bën që Besiki ta bëjë një hap prapa në luftën për titull, ndërsa Bursa mbetet e qetë në mesin e tabelës.