SULMUESI I RI
Kristal Abazaj, transferi më i shtrenjtë në elitën shqiptare
2 February, 2018 @12:54
Sulmuesi i ri i Luftëtarit të Gjirokastrës, Kristal Abazaj, është edhe zyrtarisht transferi më i shtrenjtë në kampionatin elit të futbollit shqiptar, kanë bërë të ditur mediat tiranase sot.
Besoni apo jo, Skënderbeu ka paguar 200 mijë euro dëmshpërblim për të marë kartonin e Abazajt nga Luftëtari, derisa 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me ekipin korçar, për të cilët do të luajë që nga korriku i këtij viti.
Abazaj këtë stinor ka shënuar 7 gola në 17 paraqitje për Luftëtarin, ndërsa është i rregullt edhe në kombëtaren U21 të Shqipërisë.
Panorama Sport nga burimet e saja brenda FSHF-së ka bërë të ditur se skuadrat në fjalë, kanë deponuar marrëveshjen në Federatë dhe kjo shifër është konfirmuar.
Për të, më parë kishte shprehur interesim edhe Chievo e Veronës, mirëpo Skënderbeu reagoi më shpejtë dhe më mençur, duke i ofruar atij edhe rrogën që tash, edhe pse luan për Luftëtarin.
Luftëtari ka futur në kontratën pikën prej 20% të transferit të ardhshëm të Abazajt.
Ai do të merr 5 mijë euro rrogë mujore nga Skënderbeu edhepse deri në fund të këtij stinori do të djersit fanellën e Luftëtarit.