FC PEJA FUTSAL
4 përforcime te Peja
1 February, 2018 @12:47
Ekipi i futsallit, Peja, ka regjistruar katër përforcime për pjesën e dytë të stinorit në Superligë të Kosovës.
Elton Maxharraj, Niki Laski, Endi Hoti dhe portieri Gjergj Berisha janë përforcimet e skuadrës për verdhezinjtë.
Përndryshe, Peja Futsal, ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në pozitën e tetë të klasifikimit, me dy fitore, një barazim dhe gjashtë humbje.
Me këto përforcime, ekipi shpreson që të ngritet në klasifikim dhe të mos rrezikohet fare.