HAXHI NEZIRAJ
Neziraj nënshkruan për Dritën
1 February, 2018 @9:20
Futbollisti shqiptar i lindur në Luzern të Zvicrës, Haxhi Neziraj, është anëtar i ri i Dritës së Gjilanit.
Ekipi bardhekaltër nga Gjilani ka bërë të ditur përforcimin e ri në skuadër dje, ndërsa mesfushori në fjalë ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës së fundi.
Neziraj është 24 vjeç dhe ka qenë pjesë e Luzernit dhe Schaffhausenit derisa kaloi në Kategorinë Superiore.