MILOTI NË BUNDESLIGË
Werder zyrtarizon Rashicën
31 January, 2018 @12:54
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, posa u zyrtarizua nga ekipi i tij i ri, Werder Bremen.
Ish futbollisti i Vushtrrisë, Rashica, që dy vitet e kaluara i kaloi te Vitesse e Eredivisies, tashmë ka kaluar testet mjekësore te skuadra gjermane dhe pritet të debutojë shpejt.
Faqja zyrtare e ekipit në fjalë ka bërë të ditur se Rashica 21 vjeç nesër do të ketë takimin e parë me bashkëlojtarët e ri të skuadrës.
“Jam me të vërtetë i lumtur që jam pjesë e një ekipi të madh nga Bundesliga dhe një ekipi me traditë,” ka thënë ndër të tjera Rashica për faqen zyrtare të Werderit.
Bild ka bërë të ditur se lojtari që i kushtoi Vitesses 50 mijë euro në vitin 2015, i ka kushtuar 7.5 milionë euro ekipit gjerman.