SULMUESI I KOMBËTARES
Armando Sadiku fillon stërvitjet te Levante
31 January, 2018 @11:14
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Levantes në La Liga dhe tashmë ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri.
Sadiku 26 vjeçar së fundi ka qenë pjesë e Legias nga Varshava është transferuar te Levante, ndërsa pritet të debutojë që në ndeshjen e radhës të ekipit që e zhvillon ndaj Real Madridit më 3 shkurt.
Ai aty do të ketë bashkëlojtarin shkupjan, Enis Bardhi që luan prej fillimit të stinorit në këtë ekip dhe ka shënuar 4 gola në La Liga deri tash.