SWANSEA - ARSENAL
Edhe një hap prapa për Arsenalin
30 January, 2018 @22:35
Thashethemet e shumta të merkatos duket se kanë ndikuar keq te Arsenali.
Skuadra londinezo-veriore është mposhtur sonte 3-1 nga skuadra e Swanseat, për t’ia komplikuar edhe më tepër vetes punët në luftën për top4.
Arsenali ishte në epërsi 0-1 pas golit të Monrealit, lojtar ky që e shfrytëzoi një super pasim nga gjermani Ozil, e më pas gjithçka shkoi keq për Arsenalin, i cili u ndëshkua 3 herë dhe takimin e mbylli me humbje.
Ndeshjen e tij të parë me Arsenalin sonte e luajti armeni Henrikh Mkhitaryan, ndërsa Xhaka e Mustafi si zakonisht ishin startues.
Në anën tjetër, Swansea këtë fitore e shënon një xhiro pasi që e kishte mposhtur Liverpoolin, për të dalur kështu nga zona e rrezikshme në tabelën e klasifikimit.