BASILIO
Shkupi përforcohet me sulmues premtues afrikan
30 January, 2018 @10:23
Edhepse ekipi po vazhdon përgatitjet në Antalja të Turqisë, përforcimet nuk ndalen. Shkupi, që së fundi ka ndërruar kryesinë dhe ka bërë investime të dukshme te lojtarët e skuadrës, tash ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri të Guinesë Ekuatoriale.
Sulmuesi Basilio Ndong Owono Nchama, 19 vjeç, është lojtar i ri i skuadrës, ndërsa ekipi nga lagjja e Çairit ka paguar 60 mijë euro dëmshpërblim për lojtarin. Basilio vjen prej ekipit Cano Sport Academy.
Basilio është ftuar edhe në reprezentacion të Guinesë Ekuatoriale, përkundër moshës së tij të re, ndërsa te Shkupi pritet të vendoset në pozitën e sulmuesit të krahut.