PAPA ALIOUNE N'DIAYE
Stoke merr mesfushorin e Galatës
30 January, 2018 @10:00
Mesfushori senegalez i Galatasarayit të Stambollit, Papa Alioune Badou N’diaye, është anëtar i ri i Stoke Cityt në Premier Ligë.
N’diaye do të bëhet bashkëlojtar me Xherdan Shaqirin te Stoke, derisa mediat turke raportojnë se Galatasaray ka përfituar 16 milionë euro nga shitja e lojtarit drejt pottersëve.
Senegalezi 27 vjeç kishte ardhur në Superligën turke në vitin 2015 nga Bodo e Norvegjisë drejt Osmanlisporit. Më pas, Galatasaray e bleu atë për 6.4 milionë euro në verën e kaluar. Pas vetëm gjashtë muajsh, mesfushori që ka qenë pjesë e secilës ndeshje të Galatasarayit në Superligë këtë stinor, merr rrugë për Stoke.