NË POZHARAN
Vllaznia zyrtarizon 5 lojtarë të ri
29 January, 2018 @14:48
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit pas emërimit të Agron Selmanit trajner, sot ka zyrtarizuar pesë përforcime të reja në ekip, për pjesën pranverore të stinorit.
Fidan Hasani nga Flamurtari, Kujtim Pantina nga Trepça, Arlind Shaqiri nga Bashkimi, Sevdaim Tahiri nga Ramiz Sadiku dhe Orhan Miftari nga Gjorce Petrov - janë përforcimet e para të ekipit që po lufton për mbijetesë në Superligë.
Ndërsa, njoftimi i klubit në Facebook ka shkruar se shumë shpejt do të bëhet i ditur edhe emri i një përforcimi me emër në ekip.