ERVIS KAJA
Liria zyrtarizon mbrojtësin Kaja
28 January, 2018 @22:49
Liria pas sigurimit të marrëveshjes me sulmuesin nga Mali, Ibrahima Toungara, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin shqiptar nga Përmeti, Ervis Kaja.
Kaja 30 vjeç është një lojtar me përvojë që së fundi ka qenë pjesë e Besës së Kavajës, ndërsa ka bërë karrierë edhe në ekipe si Laçi, Tomori, Dinamo Tirana, Tirana, Apolonia dhe Korabi.
Ai do të jetë për gjashtë muaj pjesë e Lirisë.