CHIEVO-JUVENTUS
Chievo me 9 lojtarë, Juve lider
27 January, 2018 @22:46
Juventus ka marrë lidershipin e Serie A-së sonte. Ekipi bardhezi nga Torino ka arritur të mposht Chievon në Veronë, vetëm pasi që vendasit mbetën me 9 lojtarë në fushë.
Së pari belgu Samuel Bastien u largua pas dy të verdhave në pjesë të parë, ndërsa në minutën e 61-të të takimit edhe Fabio Cacciatore u skuq me të parën.
Kjo bëri që shpejt Juventus të merr epërsinë me Sami Khediran gjerman, ndërsa pak para fundit të ndeshjes Gonzalo Higuain hoqi dilemat e fituesit duke shënuar për përfundimtaren 0-2.
Me këtë fitore, Juventus me dy pikë më shumë kap liderishipin e klasifikimit, ndërsa Napoli duhet të fitojë patjetër në duelin e radhës për t’iu kthyer kreut.