PSG - M'PELLIER
Parisi kthjellet me katërshe
27 January, 2018 @18:54
Pas humbjes në derbi nga Lyoni në xhiron e kaluar, Paris St. Germain sot ka shkelë Montpellierin në shtëpi, duke e mposhtur bindshëm 4-0.
Neymar me dy gola ka qenë ylli i ndeshjes te parisienët, derisa Edinson Cavani dhe Angel di Maria kanë shënuar golat tjerë të ekipit në fitoren e 19 të stinorit.
E veçantë kjo ndeshje ishte për uruguajanin Edinson Cavani, i cili me golin e shënuar sot e ka arritur shifrën e 157 golave personale për Parisin dhe është bërë lojtari me më së shumti gola në histori të klubit parisien, duke e kaluar kështu suedezin Zlatan Ibrahimovic, i cili deri sonte e mbante këtë rekord.