TRANSFERE
Drenica përforcohet me dy lojtarë nga Shqipëria
29 January, 2018 @20:08
Pak më parë, skuadra nga Skenderaji, Drenica, ka paralajmëruar se ka arritur marrëveshja me dy lojtarë nga Shqipëria.
Arsen Sykaj dhe Denis Peposhi do të luajnë në pjesën pranverore të stinorit për skuadrën kuqezi.
Sykaj luan në pozitën e qendërmbrojtësit, derisa Peposhi do t’i ndihmojë Genc Hamitit në repartin e sulmit.
Drenica aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 28 pikë pas 18 xhirove të luajtura.