VISAR MUSLIU
Shkëndija prezenton Musliun
30 January, 2018 @10:59
Qendërmbrojtësi i reprezentacionit të Maqedonisë, Visar Musliu, është prezentuar si lojtar i ri i Shkëndijës, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit tetovar sot.
Musliu 23 vjeç me kontratë thuhet të jetë lojtar i Prishtinës dhe te Shkëndija ka ardhur si huazim deri në fund të stinorit.
Prishtina asnjëherë s’e ka zyrtarizuar Musliun si lojtar të saj. Ndërsa në anën tjetër, Musliu që pjesën vjeshtore të stinorit e luajti te Vardari i Shkupit, tash e tutje do të jetë pjesë e Shkëndijës për herë të parë në karrierë.
Ai më parë ka luajtur për Renovën dhe St Gallenin në Zvicër.