YUTO NAGATOMO
Krahu i Interit në Stamboll
31 January, 2018 @8:27
Mbrojtësi 31 vjeçar i Interit, Yuto Nagatomo, sot arrin në Stamboll për të kryer testet mjekësore para se të bëhet lojtar i ri i Galatasarayit.
Njoftimin e kanë bërë të ditur edhe mediat italiane, por edhe ato turke, derisa krahmbrojtësi japonez pas tetë viteve të plota të kaluara te neroazzurrët do të ndërrojë ambient.
Fotomaç ka shkruar se deri në qershor, Galatasaray do të paguajë një milionë euro për huazimin e Nagatomos, ndërsa pas kësaj, dëmshpërblimi i tij do të kushtojë rreth 6-7 milionë euro.