COPPA ITALIA: 1/2
Juve pranë finales
30 January, 2018 @22:46
Një gol i Gonzalo Higuainit në minutën e 3’ doli të ishte i mjaftueshëm që Juventusi ta fitonte takimin e luajtur ndaj Atalantas në Bergamo, takim ky i vlefshëm për fazën gjysmëfinale në ‘Coppa Italia’.
Përkundër disavantazhit të hershëm, Atalanta pati rastet e veta, përfshirë këtu edhe një penallti të shpërdoruar në pjesën e parë, mirëpo Juve u mbajt mirë dhe takimin e parë e mbylli me fitore, për ta pritur kështu ndeshjen e kthimit në Torino me avantazh nga ndeshja e parë.
Si zakonisht, Etrit Berisha ishte startues për Atalantan edhe sonte, ndërsa përveç golit të pranuar, ai nuk pati edhe shumë punë.
Në gjysmëfinalen tjetër të Kupës takohen Milano e Lazio, ndërsa Juventusi ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas e luan më 28 shkurt.