ERGYS KAÇE
Panathinaikos zyrtarizon Kaçen
1 February, 2018 @9:00
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Panathinaikosit të Athinës.
Futbollisti 24 vjeç, që ka qenë pjesë e deritashme e PAOK-ut të Selanikut, do të vesh në pranverë fanellën e Panathinaikosit.
HUAZIM ME OPCION BLERJEJE
Kaçe do të tentojë të fitojë sa më shumë minuta te ekipi i tij i ri ashtu që të bie në sy të trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, për të rimarrë ftesë aty.
Panathinaikos ka huazuar Kaçen deri në fund të këtij stinori, ndërsa korçari do të merr rrogën nga ekipi i tij PAOK deri në qershor të këtij viti.
Me të përfunduar periudha e huazimit, Panathinaikos do të ketë të drejtë blerjeje lojtarin.