ARSENAL
Kontratë e re për Mesut Özilin
31 January, 2018 @16:38
Pas zyrtarizimit të sulmuesit Aubameyang, Arsenali ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër me një nga lojtarët aktual të skuadrës.
Bëhet fjalë për gjermanin Mesut Özil, i cili ka shuar zërat për një largim të mundshëm, duke nënshkruar kontratë të re 3.5 vjeçare, e cila e mban atë në ‘Emirates’ minimalisht deri në vitin 2021.
Sipas kontratës së re, Özil do të përfitojë 350 mijë funte në javë, për t’u bërë kështu lojtari i dytë më i paguar në Premier League pas kilianit Alexis Sanchez, i cili përfiton afro 490 mijë funte në javë.