2 SHTESA
Taipi dhe Freitas, dy përforcimet e Prishtinës
1 February, 2018 @9:16
Skuadra e Prishtinës, që aktualisht është duke kryer fazën përgatitore në Antalja të Turqisë, ka realizuar dy përforcime në ekip.
Shqiprim Taipi, mesfushor, që deri tash ka qenë pjesë e Shkupit, është anëtar i ri i ekipit dhe pritet të tregojë potencialin e tij, me 20 vjetët që i ka.
Ndërsa shtesa tjetër në skuadër është sulmuesi brazilian, Jefferson Freitas de Souza. Freitas ka qenë në prova te Prishtina përgjatë kësaj faze dhe ka bindur drejtuesit e skuadrës për t’ia ofruar kontratën.