PARA DEBUTIMIT TË RASHICËS
Pritje të mëdha, Werder shkon për fitore
2 February, 2018 @12:38
Ekipi i ri i Milot Rashicës, Werder Bremen, duket se është mbushur me optimizëm pas afatit kalimtar të janarit.
RIVALI I FORTË, POR KA SHPRESA
Trajneri i kësaj skuadre, Florian Kohfeldt, mendon se ekipi i tij mund të mposht Schalken në duelin që zhvillohet nesër në Veltins Arena të Gelsenkirchenit.
“Kemi atmosferë shumë të mirë në ekip. Po udhëtojmë për fitore,” ka thënë Kohfeldt për faqen zyrtare të klubit.
Werder Bremen është duke luftuar për mbijetesë këtë stinor në Bundesligë, ndërsa ekipi është ende duke e kërkuar fitoren e parë të vitit në elitë.
Në janar, ata nuk arritën asnjë fitore në Bundesligë, derisa dy herë barazuan dhe njëherë u mposhtën.
RASHICA SHPRESON NË DEBUTIM
Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica, pritet të debutojë në këtë ndeshje që zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 15:30.
Ndërsa Rashica për faqen zyrtare të klubit, sa i përket debutimit të tij të mundshëm ka thënë:
“Do të ishte briliante po të startoja! Jam në formë dhe i gatshëm për lojë, por trajneri është ai që vendos. Nëse jo këtë fundjavë, atëherë do të punojë edhe më shumë në stërvitje që të jem në lojë në ndeshjen e radhës,” ka thënë vushtrriasi që u transferua nga Vitesse te Werder për 7.5 milionë euro.