MAMADOU TOUNKARA
Prej Lazios te Flamurtari
1 February, 2018 @13:23
Skuadra e Flamurtarit të Vlorës, që këtë stinor nën drejtimin e Shpëtim Duros po tregohet ekip stabil, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Lazios, Mamadou Tounkara.
Tounkara 22 vjeç është huazuar deri në fund të stinorit te Flamurtari nga Lazio, derisa futbollisti së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Lazios, por pa regjistruar ndonjë paraqitje në Serie A.
Më parë, Tounkara ka qenë i huazuar te Salernitana dhe te Crotone, derisa këta të fundit ishin pjesë e Serie B-së.
Tounkara është senegelez që ka edhe pasaportë spanjolle, ndërsa luan në sulm.