VEDAT MURIQI
Shpëton ekipin në minutën e fundit
3 February, 2018 @15:48
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shënojë në Ligën e Parë të Turqisë.
Kësaj radhe goli i Muriqit në minutën e 90-të, bëri që skuadra e tij të kthehet në shtëpi me një pikë.
Ky ishte goli i katërt i stinorit për Vedatin në Ligën e Parë të Turqisë, derisa skuadra e tij Rizespor aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë të grumbulluara pas 20 xhirove të luajtura.