MILOT RASHICA

Foto: werder.de
Debuton në fitore
3 February, 2018 @17:26
Fitorja e parë e vitit 2018 ka ardhur për Werder Bremenin sot dhe atë në një mysafirllëk të vështirë, Schalke.
Milot Rashica ka debutuar në ekipin e tij të ri, derisa ka pasur një paraqitje solide, me disa krosime dhe depërtime nga krahu i djathtë, por kryesisht pa rrezikuar.
Edhepse Schalke kishte epërsi nga pjesa e parë e ndeshjes, pas zëvendësimit të Rashicës në minutën e 56-të të ndeshjes, Werder ka barazuar 11 minuta para fundit, përmes kapitenit Max Kruse.
E krejt në fund, ka qenë austriaku Zlatko Junuzovic që ka shënuar në minutat shtesë të takimit për t’ia sjellë fitoren Werderit.